• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ISA MUSTAFA/Pse lindi Asociacioni?

admin by admin
3 September, 2015
in Global Image
0
ISA MUSTAFA/Pse lindi Asociacioni?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa brenda pak orësh ka shpjeguar marrëveshjen me Serbinë, lidhur me Asociacionin e komunave me shumice serbe dhe arsyet që cuan në këtë marrëveshje përmes dy postimeve të gjata duke krijuar një ide tek qytetarët përmes dijes rreth problemit që ka më shumë se kushdo tjetër, Kryeministri i vendit.

Më me dëshirë do të flisja dhe shkruaja për shumë çështje tjera që e preokupojnë vendin tonë sesa për këtë temë. Por e kemi në tavolinë. Patriotët dhe tradhtarët ndahen si për tehu të shpatës, varësisht nga rrethanat, ashtu siç mund të interpretohen vendimet e mira dhe ato jo të mira. Populliste dhe jopopulliste.

Për gjashtëmbëdhjetë vite Kosova nuk arriti të integroi veriun e vendit. Pavarësia u shpall në kufijtë që Kosova i kishte në vitin 1974, por sovranitetin nuk u arrit të ushtrohet në pjesën e veriut të lumit Ibër. Atje mbetën katër komuna, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani; mbeti një pjesë e madhe e Trepçës dhe liqeni më I madh, Ujmani, nga I cili gjenerohet energji, furnizohet me ujë Kosova B dhe komunat përreth, me shumicë shqiptare dhe me shumicë serbe. Në këto komuna zhvillohej çdo gjë, veç asgjë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe as të drejtuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Deri sa ne shpreheshim se kemi shpallë pavarësinë në tërë territorin e vendit, në komunat në veri, serbet qëndronin në barrikada. Ata vazhduan të kenë mbrojtjen e tyre civile, rojet e urës, policinë e Serbisë që patrullonte rrugëve. Funksiononte vetëm një segment i bashkëpunimit, ai në kontrabandë me naftë dhe me mallra të tjera ndërmjet trafikantëve serb dhe shqiptarë, dhe kjo gjendje më së shumti iu përgjigjej atyre por dhe sot iu përgjigjet. Sepse, ka shumë që u pasuruan nga këto biznese të ndyra. Me një fjalë nuk arritëm ti integrojmë në jetën institucionale, politike dhe ekonomike.

Në pyetjen sesi të integrohet pjesa e veriut dhe serbet në Kosovë, një përgjigje ishte përmes dialogut. Përmes dialogut u arrit që doganierët e Kosovës të vendosen në pikat kufitare në veri, që policia e Kosovës të veproj në tërë territorin, që të shpërbëhet Mbrojtja Civile, që të ushtrohen sistemi i drejtësisë në tërë territorin, që Kosova të ketë kodin e vet telefonik, të ketë kufijtë e vet energjetik, por po ashtu ta ketë edhe Asociacionin si një formë e organizimit të komunave me shumicë serbe, ku atyre iu jepet mundësia të merren vesh për zgjidhjen e shumë problemeve të tyre, por e gjithë kjo në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Të gjithë do të pajtoheshim se më mirë do të ishte pa Asociacion. Që, të gjitha komunat në Kosovë të veprojnë në një asociacion, pa I ndarë në ato me shumicë serbe e me shumicë shqiptare. Fundja deri më tani, disa komuna me shumicë serbe kanë funksionuar në Asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës, pa asnjë problem, por ato nuk ishin komuna nga veriu. Por të gjithë, po ashtu, deshëm apo nuk deshëm duhet ta pranojmë se gjatë këtyre viteve nuk kemi aarritur të integrojmë vendin tonë.

Prandaj në vend që të krijojmë frikë e tmerr nga ky asociacion të kthehemi e ta trajtojmë këtë si formë të integrimit të pakicave, sidomos të asaj serbe, si formë të funksionimit të vendi tonë si vend shumetnik, si formë të demokracisë evropiane dhe si mundësi të komunikimit dhe të besimit të brendshëm. Edhe rrobat që nuk rijnë tamam, mund të përshtaten dhe të përdoren në të mirë. Me rëndësi është sesi ne do të komunikojmë bashkërisht. Dhe më me rëndësi është të pranojmë realitetin se ky vend është I të gjithë atyre që këtu jetojnë dhe se nuk është një bashkësi etnike qoftë me shumicë apo me pakicë e cila ka pronësi të ndaj të drejtat për të tjerat. Jemi vend demokratik.

Previous Post

FOTO/ Siriani që tronditi botën, u mbyt me nënën dhe vëllain

Next Post

FOTO/Kokëdhima fillon nga puna e “Komisarit të Jugut”

admin

admin

Next Post
FOTO/Kokëdhima fillon nga puna e “Komisarit të Jugut”

FOTO/Kokëdhima fillon nga puna e “Komisarit të Jugut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.