Edhe pse kishte kaluar një muaj ajo është drejtuar tek policia bashkë me të ëmën. Kunati i nënës së saj e kishte përdhunuar ndërkohë që e ëma dhe njerku i vajzës e kishin lënë në besim.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Vrion të Finiqit. 40-vjeçari Servet Muhaxhiri akuzohet se ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të gruas së dytë të vëllait të tij.
Muhaxhiri jeton në Fushë Krujë por i vëllai e ka kërkuar që të qëndronte me vajzën për një natë pasi sëbashku me të shoqen do udhëtonin për në Tiranë.
Por, 40-vjeçari ka shkelur fjalën. Ka hyrë natën në krevatin e vajzës dhe e ka përdhunuar atë, edhe pse ishte 13 vjece.
Servet Muhaxhiri, baba i tre fëmijëve dhe i divorcuar, është shpallur në kërkim nga policia.











