Pas klasifikimit historik në vendin e 22-të, në renditjen mujore të FIFA-s, Shqipëria ka humbur terren në renditjen botërore, duke u pozicionuar në vendin e 25-të.
Zbritja e Kombëtares 3 pozicione më poshtë, po ndodh pikërisht 24 orë para ndeshjes me Danimarkën. Pozicionin e 22-të ku ndodhej Shqipëria e ka zënë rivali i ndeshjes së nesërmes, Danimarka, ndërsa Franca, e cila renditej pas Kombëtares është ngjitur në vendin e 24-t.
Ndërkohë, renditja botërore kryesohet nga Argjentina, Belgjika dhe Gjermania.












