Ambasada Gjermane ka njoftuar se gjatë dy javëve të para të shtatorit pritet riatdhesimi i qindra shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani.
Ambasada ka publikuar sot se janë rreth 400 persona që do të kthehen në Shqipëri.
Datat për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë:
Në datën 02.09, ora 14:10 – rreth 200 persona
Në datën 02.09, ora 14:40 – rreth 140 persona
Në datën 03.09, ora 14:00 – rreth 40 persona
Në datën 04.09, ora 15:15 – Numri i saktë nuk është bërë ende i ditur
Në datën 10.09, ora 16:20 – Numri i saktë nuk është bërë ende i ditur












