Shtetet e Bashkuara kanë nisur një ‘fushatë me dronë sekret’ për të gjuajtur të dyshuarit për terrorizëm dhe liderët e ISIS në territorin e Sirisë.
Media ndërkombëtare thonë se bëhet fjalë për një ‘gjueti’ me qëllim për të rënë në gjurmët e liderve të shtetit islamik. Lajmi për nisjen e kësaj fushate spiunazhi raportohet nga Ëashington Post. Sipas burimeve të gazetës, fushata është kryer nga forcat speciale amerikane dhe CIA-s.
Programi sekret ka të bëjë me rritjen e konsiderueshme të vëmendjes të agjencisë së spiunazhit sa i përket luftës në Siri.











