• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Statistikat 6-mujore të Prokurorisë, rriten me 83% procedimet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

admin by admin
1 September, 2015
in Ekonomia
0
Statistikat 6-mujore të Prokurorisë, rriten me 83% procedimet për “Vjedhje  duke shpërdoruar detyrën”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar sot të dhënat statistikore për 6-mujorin e parë të këtij viti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas të dhënave rezulton se rastet e dërguara për gjykim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, janë rritur me 75%. Po kështu, procedimet e dërguara për gjykim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kanë pësuar një rritje prej 83%.
Krahasuar me të njëjtën periudhë më parë, të dhënat tregojnë se janë evidentuar 2.5 herë më shumë procedime penale për korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Po ashtu, janë rritur me 2.5 herë procedimet për korrupsionin pasiv të personave publike, si edhe janë rritur me 8 herë pocedimet e dërguara gjyqit.

“Shpërdorimi i detyrës” (Neni 248 i K.Penal)
Për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës ”, procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 75 %, krahasuar me 6-mujorin e parë 2014. Konkretisht janë regjistruar 304 procedime me 76 të pandehur dhe persona nën hetim dhe i janë dërguar gjyqit 63 procedime dhe 132 të pandehur.

“Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” (Neni 135 i K. Penal)
Procedimet penale të regjistruara për nenin 135 të Kodit Penal “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kanë pësuar një rritje prej 69 % në gjashtë mujorin 2015, në të cilin janë regjistruar 147 procedime ndaj 77 të pandehurve dhe personave nën hetim. Procedimet e dërguara për gjykim kanë pësuar një rritje prej 83 % krahasuar me gjashtë mujorin 2014, dhe janë dërguar për gjykim 44 procedime, duke ngritur akuzë për 53 të pandehur.

“Korrupsioni pasiv i personave publike” (Neni 244 i K. Penal)
Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 5 herë, ndërsa procedimet e dërguara gjyqit janë rritur 8 herë.

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” (Neni 319/ç i K.Penal)
Lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime penale, krahasuar me gjashtë mujorin 2014.
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” (Neni 245/1 i K.Penal)
Procedimet penale të regjistruara për veprën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, janë rritur me 50 % gjatë 6 mujorit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 80 %.

“Pastrimi i produkteve të veprës penale” (Neni 287 i K. Penal)
Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 81 %. Konkretisht, gjatë gjashtë mujorit 2015, prokuroria ka regjistruar 123 procedime penale ndaj 54 të pandehurve dhe persona nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

“Grupi i strukturuar kriminal” (Neni 333/a i Kodit Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015 rezulton se, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar 6 procedime penale për nenin 333/a të Kodit Penal “Grupi i strukturuar kriminal”, me 24 të pandehur dhe persona nën hetim. Ndërkaq, 2 procedime penale me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim me akuzën e krijimit, organizimit, drejtimit të grupit të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe trafikimit të narkotikëve etj.

“Kultivimi i bimëve narkotike” (Neni 284 i K.Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se numri i procedimeve penale të regjistruara për nenin 284 të Kodit Penal “Kultivimi i bimëve narkotike” është rritur me 100 %, ndërkaq rritje me 157 % ka pësuar edhe numri i procedimeve dërguar për gjykim për këtë vepër.

“Trafikimi i lëndëve narkotike” (Neni 283/a i K. Penal)
Prokuroria ka regjistruar 55 procedime penale me 66 të pandehur dhe persona nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a “Trafikimi i Narkotikëve”, ndërkaq 31 procedime penale me 71 të pandehur janë dërguar për gjykim.

“Vepra me qëllime terroriste” (Neni 230 i K.Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar, 3 procedime penale për nenin 230 të Kodit Penal “Vepra me qëllime terroriste”, dhe 2 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 232/b “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

“Trafikimi i të miturve” (Neni 128/b i K.Penal)
Lidhur me “Trafikimin e të miturve”, janë regjistruar 11 procedime penale ndaj 8 të pandehurve dhe personave nën hetim, kundrejt 3 procedimeve të regjistruara në gjashtë mujorin 2014.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive (në zbatim të ligjit “Antimafia)
Në zbatimit të ligjit “Antimafia”, rezulton se për gjashtë mujorin e parë 2015 është kërkuar nga Prokuroria dhe vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sekuestrimi i pasurisë për 7 raste. Është kërkuar në Gjykatë konfiskimi i pasurisë në 6 raste. Për këtë periudhë, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë 4 vendime që lidhen me konfiskimin, nga të cilat 3 janë pranuar dhe një rast është ende në shqyrtim gjyqësor.

Previous Post

STUDIMI/ Shqipëria, mungesa të frikshme të ujit pas 2020

Next Post

Bozdo: Veliaj po merr meritat e gatshme, banesën Tonin Tërshanës e bllokoi Rama

admin

admin

Next Post
Bozdo: Veliaj po merr meritat e gatshme, banesën  Tonin Tërshanës e bllokoi Rama

Bozdo: Veliaj po merr meritat e gatshme, banesën Tonin Tërshanës e bllokoi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.