Elvis Rroshi,ka reaguar profili i tij në FB nën emrin Elvis Rroshi Mayor pas vendimit të Partisë Demokratike për tërheqjen e këshilltarëve të djathtë nga posti i tyre në Bashkinë e Kavajës.
PD ka deklaruar se nuk e njeh kryebashkiakun e Kavajës, për shkak të së kaluarës së tij kriminale por Rroshi Mayor u ka bërë ftesë publike këshilltarëve të djathtë të jenë të pranishëm në votimet e Këshillit Bashkiak.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët në minorancë të Shqupit të vogël të Kavajës munguan, edhe pse do votohej ndihma ekonomike për familjet që janë vërtet në nevojë.
Për 5 ditë kemi mbledhje tjetër mbi emergjencën e ekipit tonë të zemrës “Besa”.
Ju ftoj të vini të mbroni interesat e demokratëve të ndershëm, sepse edhe pse në minorancë absolute, sërish talleni me votat e atyre që ju kanë besuar”, shkruan Rroshi në FB.











