Debati i regjistruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandar Vucic, regjistruar në Vjenë katër ditë më parë do të transmetohet sonte.
Të dy kryeministrat kanë folur në gjuhën e tyre ndërkohë që përkthimet në gjuhët përkatëse do të jenë me titra.
Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vienë do të jepet në oren 21:00 në TVSH.
Në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M).











