Një i moshuar në Vlorë është dhunuar nga vëllai dhe nipi i tij. 66-vjeçari është dhunuar dhe goditur me mjete prerëse nga vëllai i tij 55-vjeçar, Musa Malaj, dhe djali i tij Edi Malaj, nga fshati Hoshtim.
Dy dhunuesit kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarit dhe kanë nisur një konflikt të ashpër me të afërmin e tyre, konflikt që përfundoi në dhunë fizike dhe përdorimin e armëve të ftohta. M. Malaj është në brinjë dhe më pas është goditir barbarisht me levë hekuri në të gjithë trupin.
I moshuari mori plagë të rënda në trup dhë është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga vëllain dhe nipin e të dhunuarit. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e konfliktit mes të afërmve.












