Një përson mbeti i vdekur ndërkohë që vrasësi është larguar nga vendi i ngjarjes sot në mëngjes në Berat. Konflikti për një vijë uji i ka kushtuar jetën një 28-vjeçari në fshatin Lybesh. Namik Gjika është qëlluar me kallashnikov nga një bashkëfshatar, me të cilin ishte konfliktuar për një vijë uji.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është 34-vjeçari Fatmir Bregu, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së krimit.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.












