Narkotrafikanti më i madh i kokainës në tregun shqiptar dhe tunizian, Ben Tiwa Nejme Eddine është arrestuar sot nga policia italiane në qytetin e Padovës. I dënuar me 15 vjet e 7 muaj heqje lirie, për trafik ndërkombëtar të kokainës, policia zbuloi vendndodhjen e tin në banesën e një emigranti shqiptar, në komunën e Casalserugos në provincën e Padovës, aty nga ku narkotrafikanti drejtonte aktivitetin e tij. Mësohet se gjatë arrestimit, tuniziani ka bërë rezistencë duke plagosur me thikë disa policë.
Ben Tiwa Nejme Eddine, mendohet se luan një rol drejtues në rrjetin e përbashkët të kriminalitetit tunizian dhe atij shqiptar, si dhe është pika e referimit të furnizmit të kokainës nga Hollanda në Shqipëri e Tunizi. Ai është dënuar disa herë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2004 iu gjet në banesën e tij 7 kg kokainë.












