15-vjeçarja Xh. Z e cila kërkohej nga Policia e Elbasanit është gjetur sot e mbytur në ujërat e një rezervuari. Ajo është gjetur në rezervuarin pranë shtëpisë së saj, në fshatin Balldren të Elbasanit ndërsa rezultonte e zhdukur prej tre ditësh.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, shkak i vdekjes së minorenes është mbytja e qëllimshme e vajzës, për arsye ende të pazbardhura.
Por sipas hetimeve të kryera nga Policia e Elbasanit, vajza është grindur me babain ditën e zhdukjes. Nga debati mes tyre vajza është larguar nga shtëpia, ndërsa tre ditë pas largimit, ajo u gjet e mbytur në rezervuarin e fshatit.












