Një punonjës i policisë së Lezhës është arrestuar pasi ka dhunuar sistematikisht bashkëshorten. E. H, është inspektor policie në Postën e Policisë së Shëngjinit në Lezhë, banues në Tiranë. Ka qenë bashkëshortja ajo që e ka kallëzuar në polici për dhunën e ushtruar në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy shkopinj bejzbolli, si edhe dy thika. Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore, është provuar se gruaja e tij, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dhunuar me këto mjete. Polici do të procedohet për veprën penale të “Dhunës në familje”.












