Një punonjës i postës së Fushë-Krujës është vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari Hasan Guni, banues në Krujë vodhi shumën prej 153.193 lekëve të rinj duke lënë ambalazhin bosh. Këto para, punonjësi i postës, shoqërues i vlerave monetare, i kishte marrë në degën e postës Fushë-Krujë për t’i çuar në degën e postës Krujë.
Policia bëri të mundur arrestimin e tij në flagrancë dhe ka nisur procedimin ndaj tij për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .












