Ka qenë një telefonatë ajo që fundosi dhe la në burg efektivin e policisë të përfshirë në trafikun e drogës. Prova që solli Prokuroria kundër Vladimir Zanaj ishte pikërisht transkripti i telefonatës së përgjuar mes Zanaj dhe Sokol Burhamaj (Lamaj). Gjatë bisedës telefonike, Lamaj i bën me dije punonjësit të policisë se në parcelat e tij të kanabisit kishte mbërritur policia, ndërsa Zanaj e ka siguruar se për këtë punë do të interesohej ai.
Ky informacion është përdorur nga policia e cila filloi mbikëqyrjen e parcelave, nga ku rezultoi se këto sipërfaqe të mbjella me drogë, ishin kultivuar dhe kontrolloheshin nga Neko Bruhamaj. Ky i fundit ka informuar Fatos Burhamaj dhe Sokol Burhamaj për praninë e policisë në parcelat e tij. Më pas, Sokoli i ka thënë se do të fliste me një të njohur. Policia nisi përgjimet, dhe zbuloi se personi që ishte telefonuar për të garantuar trafikimin, ishte punonjësi i policisë Vladimir Zanaj.
BISEDAT TELEFONIKE
Neko Bruhamaj-Sokol Lamajt
Kanë ardhur ata të policisë te parcelat.
Sokol Lamaj-Vladimir Zanajt
Kush ka shkuar në Ramicë për ta bërë atë punë?
Zanaj-Lamajt
Do të interesohem unë.











