Gjendet 18 vjecarja nga Këlcyra e zhdukur prej 5 ditësh. Ajo është paraqitur vetë sot në komisariatin e Kamzës duke deklaruar se është larguar nga shtëpia me dëshirën e saj. Ruze Spahiu po qëndronte në Kamzë dhe u deklaroi policive se nuk kishte pasur probleme me familjen.
Prindërit e saj denoncuan humbjen e saj në media. I ati telefonoi në news24 ndërsa që e ëma i bënte thirrje të kthente përgjigje nëse ishte mirë.
Familja me të marrë lajmin kanë përgëzuar median dhe policinë.












