Një 18-vjeçare nga fshati Gur në Këlcyrë është zhdukur. Prej pesë ditësh, Ruze Spahiu është zhdukur pa lënë gjurmë ndërsa familjarët e saj nuk kanë asnjë informacion për të. Prindërit e 18-vjeçares kanë raportuar në polici zhdukjen e vajzës, e cila sot mbushte 18 vjeç.
Nëna e saj Meko ka thënë për policinë se vajza komunikonte me një shoqe që quhej Anxhela, por që prindërit nuk e njihnin mirë.
Ruze Spahiu është larguar mëngjesine së hënës në drejtim të paditur dhe është parë për herë të fundit nga prindërit e saj.
Familjarët thonë se 18 vjeçarja ishte e fejuar prej dy vitesh dhe më 10 tetor ajo do të martohej. Edhe i fejuari i vajzës nuk ka dijeni për vendndodhjen e të fejuarës së tij.












