Shorti i hedhur në principatën e Monakos përcaktoi kundërshtarët e Skënderbeut në Ligën e Europës.
Skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë pjesë e grupit H, së bashku me portugezët e Sporting të Lisbonës, turqit e Beshiktashit dhe rusët e Lokomotivës së Moskës.
Ky është një short sigurisht jo i thjeshtë për korçarët.
Kjo është hera e parë që një skuadër shqiptare merr pjesë ne grupet e Europa Leagues.
Skuadrat u ndanë në 12 grupe me nga 4 ekipe.












