Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, i riu me iniciale V. M, banues në fshatin Brataj të Vlorës, dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e tij në dorën dhe gjurin e majtë. Ngjarja është shënuar rreth mesditës së djeshme në vendin e quajtur “Vaskë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se 17-vjeçari është vetëplagosur dhe për pasojë plumbi ka tejshpuar dorën e majtë, ndërsa është gjetur në gjurin e këmbës së majtë një predhë. Policia po punon për identifikimin e llojit të armës si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, ndaj të riut ka nisur procedimi penal për veprën “armëmbajtje pa leje”.












