Një shtetase italiane është vënë në pranga në Aeroportin e Rinasit , pasi pas një kontrolli të ushtruar, i janë gjetur mallra kontrabandë. 48-vjeçarja R. Bruognolo, është ndaluar mëngjesin e sotëm jashtë zonës së kontrollit doganor, pasi policia i ka gjetur në një valixhe veshje me etiketa, që ajo nuk e kishte deklaruar.
Shtetasja italiane do të procedohet penalisht për veprën “mallra kontrabandë.











