Papa Francesko ka Deborah Lullin, nënën e Ismaelle Lullit, 17-vjeçarit shqiptar që u vra një muaj më parë në Sant’Angela in Vada në provincën e Pezaros.
Ishte vetë Papa Francesko që e ka telefonuar nënën e Ismaelles duke i kërkuar të marrë pjesë në meshën e të mërkurës në Shën Pjetro në Vatikan. Ati i Shenjtë ka shprehur dëshirën e tij për të takuar personalisht Deboran, një takim emocionues mes dhimbjes dhe zemërimit që u shoqërua me një përqafim të gjatë mes Papës dhe nënës së Ismaelles. Ajo u shoqërua në takimin me Papa Franceskon nga vajza e saj 4-vjeçare dhe bashkëshorti aktual.
Ismaelle Lulli u gjet i masakruar nga shoku i tij, Igli Meta i cili bashkëpunoi me shokun tjetër, Marjo Mema për ta futur në kurth. Shkaku i masakrës ndaj të riut ishte e dashura e Iglit, Ambera, deklarata e së cilës ngjalli reagime të ashpra të opinionit publik në Itali.












