Paralajmërimet për gjobë ndaj atyre që ndotin ambientin në kryeqytët ka filluar të zbatohet.
Në ditën e sotme janë shënuar tre raste të gjobvënies ndaj tre shtetasve A. P., F. M dhe B. P.
Ata janë gjobitur me 5 mijë lekë pasi janë kapur duke urinuar në rrugët e Tiranës, në urën poshtë lumit Lana, që është kthyer në një banjo të madhe publike për të gjithë.
Ndërsa ditën e djeshme janë vendosur banjot e para publike, këta persona kanë “përtuar” dhe kanë shkuar në vendin e tyre të zakonshëm. Por sot ata jo vetëm janë gjobitur, por fytyra e tyre është bërë publike.











