Implikimi i strukturave shtetërore në trafikun e bimëve narkotike me avion, është rikthyer si akuzë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në “Facebook”, bënë të ditur se, “Gjeneral Trafiku dhe Mrika mbajnë të fikur prej dy vitesh radarët! Trafiku ajror i drogave vazhdon pandërprerë.
Policia e Ramës njofton suksesin e madh, informon se Italianët kanë konstatuar se trafiku ajror i drogës nga Shqipëria në Itali vazhdon. Rastin e fundit i njoftuan italianët se kapën në Rimini avionin e drogës që erdhi nga Smokthina dhe që çunat e krimit i rruan bishtin! Mbetet vetëm të pyesim se cila ishte çanta e ministrit në avion??”.












