Policia e Riminit ka arrestuar 7 persona në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Personat e arrestuar u ndaluan në zona të ndryshme të Italisë. Ata ishin pjesë e një organizate ndërkombëtare e cla merrej me trafikun e lëndës narkotike tip marijuanë, nga Shqipëria me destinacion Rivierën e Adriatikut.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Riminit janë sekuestruar 350 kilogram drogë.












