Mund të quhet më shumë se sa një turp, jo thjesht mungesa e aktiviteteve të mundshme në përkujtim të 105 vjetorit të Nënë Terezës, por përpjekja për përkujtimin e saj “sa për të thënë”, më ndonjë shënim në rrjetet sociale.
Këtë ka bërë ministria e Kulturës, e cila për përkujtimin e një date të tillë, është mjaftuar sot me një shënim në “Facebook”.
“Përkujtojmë sot 105-vjetorin e lindjes së humanistes së njohur shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqen”, shkruante kjo minirtri në rrjetin social.
Dhe përkundër, citimin të Nënë Terezës, e cila ka thënë se, “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha,vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ministria e Kulturës as ndonjë gjë të vogël nuk ishte kujtuar të organizonte sot në përkujtim të Anjezë Gonxhe Bojaxhi.












