Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar foto e WC-ve të para portative të vendosura në disa pika në qendër të Tiranës.
Sipas edhe sqarimit të Erion Veliajt, ato janë vendosur Pedonalja, Piramida, Parku Rinia dhe Pallati i Kongreseve.
Bashkë me këtë njoftim, kryebashkiaku rikujton se “Tani s’ka ASNJË justifikim! Pastërti me çdo kusht!”.
I lexuar ndryshe ky paralajmërim, mesazhi që përcjell është i qartë: “përdorini të shpëtoni 200 mijë lekëshin”.











