Qeveria e përkohshme e kryesuar nga Bashkim Fino, një nga detyrat e saj kishte edhe organizimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit 1997.
Në funksion të kësaj, Kryeministri Bashkim Fino u takua edhe me udhëheqësit e kryengritësve nga jugu i vendit,prej të cilëve, mori garanci se ata do të bashkëpunonin me qeverinë e tij të re.
Protagonist i videos është edhe Albert Shyti, i vetëshpalluri kreu i Komitetit të Shpëtimit, i cili shprehet
për gjetjen e një zgjidhje për stabilizimin e situatës në të gjithë Shqipërinë.












