Është parandaluar një tragjedi familjare. Sipas burimeve policore të Komisariatit nr.1 në Tiranë, gjyshi ka tentuar të vrasë dy nipat e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Baldushk të kryeqytetit, ku i moshuari Mustafa Tresa, tentoi të qëllojë me armë zjarri dy nipat e tij, M.T dhe A.T.
Kanë qenë efektivat e policisë që menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë normalizuar konfliktin që mund të ishte me pasoja vdekjeprurëse.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan të moshuarin të qëllojë nipat e tij, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.











