Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur lirimin e Nensi Çobo dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për dy të rinjtë që bashkëpunuan me 18-vjeçaren, Kristi Gjora dhe Orion Hoxha u caktua masa “arrest me burg”. Tre të rinjtë, Nensi Çobo bashkë me të dashurin Orionin dhe shokun e tij Kristi, inskenuan rrëmbimin e saj, duke i kërkuar shumën prej 400 mijë eurosh babait të saj L. Ç në këmbim të lirisë së vajzës.
I dashuri i Nensi Çobos, Orion Hoxha ka pohuar në seancën gjyqësore se gjithçka ka qenë një shaka, dhe qëllimi ishte të provonin dashurinë e babait ndaj Nensit. I riu thotë se është në prag të përfundimit të shkollës së mesme dhe kërkon lirimin. Ndërsa avokati mbrojtës i tij, Hysen Spahiu thotë se nuk ka asnjë vepër penale të kryer nga të rinjtë dhe do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit.











