Një burrë në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të mbysë gruan e tij dhe ka dhunuar djalin e tyre të mitur.
Efektivët e policisë kanë arrestuar 51 vjeçarin Arben Demçolli, pas denoncimit që gruaja e tij S.Z., 51 vjeçe ka bërë në polici për dhunë.
Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se të shtunën i shoqi ka tentuar ta mbysë atë me rripin e pantallonave, si dhe ka rrahur djalin e tyre të mitur. S.Z. tha se dhuna ndaj tyre ka qenë e vazhdueshme, por situata është përkeqësuar të shtunën dhe ajo ka shpëtuar falë ndërhyrjes së djalit. Ky i fundit është dhunuar nga babai pasi ndërhyri të shpëtonte 51-vjeçaren.
Uniformat blu të kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e arsyeve që çuan në konfliktin e dhunshëm dhe tentativën e Arben Demçollit për të mbytur gruan.











