Grida Duma është bërë e gjallë sot. Pas dy muajsh heshtje ajo ka publikuar te Panorama një koment duke promovuar me shkrimin e saj edhe dizajnin e ri të faqes online të kësaj gazete.

Ndërkaq të njëjtin tekst ajo e ka postuar edhe në fb shoqëruar nga një foto bardh e zi, krejt ndryshe nga moria e fotove që ajo ka hedhur në faqen e saj përgjatë periudhës zgjedhore dhe më herët.
Grida Duma shënoi një rezultat të ulët në garën e saj për bashkinë e Durrësit. Pas një falënderimi për votuesit pak ditë pas votimit ajo ndërpreu daljet publike. Ndërkohë edhe në selinë e PD-ës është shfaqur në intervale të shkurtra.











