Vahide Badivuku, prokurorja e Krimeve të Rënda në Kosovë, është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Badivuku është arrestuar nga prokuroria speciale e Kosovës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, raporton mediat kosovare. Badivuku ishte prokurore e rastit Gani Geci të dyshimtë për një vrasje.












