“Foli dhe qoftexhiu, tani që ju prish interesi këtij pijanecit, po pse nuk fole kur ishe president apo ishe duke fry sumën me euro e me prona mor rrotë avioni si ka thën Sala…”.
Ky është një nga shumë komentet, negative, që pasonin sot një intervistë të Bamir Topit, për gazetën “shqiptarja.com”.
Në ueb-site e kësaj gazete, nën intervistën e ish-presidentit, kryetarit të FRD, ajo që binte në sy, ishte se të gjitha komentet ishin negative.
“Pis burrë u bëre patericë e komunisteve”, shkruante një tjetër komentues nën emrin “edvin rama”.
Saliu gaboi që të bëri president o patericë e Edi Ramës”, komentonte “Demokrati”.
“Po ti z. Topi, a e di që je Sanço Panço i Ramës”, shkruante një tjetër person, nën nënshkrimin “Shif kush flet”.
Dhe komentet negative vazhdonin…












