Dhe siç ëshët bërë zakon, çdo ditë policia raporton raste të dhunës së familje. Por, në qytetin e Korçës, rasti dhunës është i dyfishtë, nusja ka dhunuar fizikisht vjehrrën, dhe bashkëshorti ka dhunuar nusen.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan të Korçës, ku policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, pasi 35-vjeçarja I. Sh ka rrahur vjehrrën 80-vjeçare M. Sh. Nusja do të procedohet për veprën “Dhuna në familje”, ndërsa është lëshuar urdhër mbrojtje për 80-vjeçaren.
Por policia e Korçës ka lëshuar urdhër mbrojtje edhe për nusen që rrahu vjehrrën, pasi ajo është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, A.Sh, 43 vjeç.












