Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ndërtimin e një tjetër hoteli, në rërën e plazhit. Sipas Berishës, ky hotel është në pronësi të sivllezërve Edi Rama dhe Koço Kokëdhima.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Të dashur miq, në foto keni Hotelin i ri të sivllezërve Rama – Kokëdhima që po ndërtohet pak metra nga buz-uji në rërën e plazhit të Livadhit, Himarë! Kësaj i thonë vidh në tatime, dogana, tendera, OSHE dhe ndërto hotele të bukura në rërën e Jonit!”.











