Një shqiptar në Gjermani kërcënoi se do të hidhej nga tarraca e një pallati, pasi mori përgjigje negative nga autoritetet gjermane për kërkesën e tij për azil.
Në një video që azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani kishin dërguar në Top Channel, duket një person i zhveshur që ka hipur në tarracën e një ndërtese disa katëshe të kampit të refugjatëve, dhe kërcënon se do të vetëvritet duke u hedhur nga tarraca.
Policia Gjermane mundi që të zbriste nga tarraca azilkërkuesin shqiptar dhe pritet që ta kthejë në Shqipëri me avionët që po sjellin azilkërkuesit e tjerë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.











