Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. I plagosuri është Bledar Haderi, i cili ishte duke udhëtuar me motorr në momentin e përplasjes. Sipas policisë, 34-vjeçari është përplasur nga drejtuesi i makinës, i cili ishte me origjinë nga Shkodra por jetonte në Amerikë. Përveç motorrit, ai ka përplapsur edhe një makinë, por pa pasojë për pasagjerët e saj.
Autori plagosjes është dërguar në komisariat, ndërsa forcat policore dhe ato zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
I plagosuri i cili është dërguar në Spitalin e Sarandës ka marrë plagë të shumta në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.











