Mediat greke raportojnë se Tsipras pritet të japë dorëheqjen në orën 19:00. Lajmi e bëri të ditur televizioni publik grek ERT1, sipas të cilit, pas mbledhjes me kabinetin qeveritar, Tsipras do të japë një mesazh për popullin grek rreth orës 20:00 me orën lokale. Kryeministri aktual grek do të dorëzojë mandatin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë te presidenti si edhe mësohet të ketë caktuar edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme, në datën 20 shtator.











