Një punonjës i bashkisë së Libohovës ka humbur jetën ndërsa po priste degët e rrapeve.
Ka qenë 45-vjeçari Genci Dervishi, i cili ra nga vinçi dhe u plagos rëndë. Ai u transportua drejt spitalit rajonal “Omer Nishani”, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të goditjes që kishte pësuar në kokë.
Në qendër të Bashkise Libohovë gjatë ditës së sotme u punua për prerjen e degëve të rrapeve të tharë, në rrugën ku është xhiruar filmi “Koncert në vitin 36”.











