Një rregull i ri është vendosur për prostitutat që mblidhen në një rrugë jryesire të Milanos. Tashmë ato quhen “punëtore të rrugës”dhe duhet të veshin jelekun fosforeshent për t’u dalluar në errësirë, përndryshe ato do të gjobiten me 500 euro.
Kjo pasi autoritetet në qytetin e Spino d’Adda thonë se prostitutat janë një problem i madh për sigurinë rrugore në aksin nga Milano në Cremona.
Për këtë arsye ato duhet të trajtohen si punëtorë ndërtimi për të përmirësuar sigurinë rrugore në autostrada duke u dalluar me jelekët e dallueshëm në errësirë.











