Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës, është pasuar me rritjen e çmimit të një sërë shërbimesh të tjera. Prej ditësh, në Durrës, kjo rritje çmimi, është shoqëruar edhe me dyfishimin e çmimit të biletave të autobusëve urbanë.
Njoftimet e agjencive të shërbimit të transporteve në Durrës, bëjnë të ditur se për linjat urbane Durrës – Golem dhe Golem – Durrës, çmimi i biletës është bërë 60 lekë, duke u dyfishuar. Lidhur me këtë rritje, këto shoqëri saktësojnë se shkak është bërë rritja e çmimit të naftës.











