Që në mëngjes herët sot, kryebashkiaku Erion Veliaj, besohet ende pa marrë autobusin për të shkuar në punë, ka postuar një status në “Facebook”.
“MOT I RENDUAR: Stuhi të forta në TR, ju lutemi kufizoni lëvizjet në mëngjes gjer sa situata të normalizohet. Evitoni përrenjtë e lumenjtë në gjithë zonën e TR madhe. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje.
Tel 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTirane #TeamEV #Bashke”.
Kanë kaluar rreth tri orë nga ky mesazh, dhe përveçse disa minutash shi të zakonshëm, të gjithë në “TR madhe” janë dëshmitar se, nuk kishte “stuhi të forta në TR”…
Nga i gjithë ky mesazh i kryebashkiakut , përveçse mbetet si dëshmi, dështimi i Erion Veliajt në parashikimin e motit, pjesa më e saktë ishte… “Tel 0800 0888 për emergjencat @BashkiaTirane #TeamEV #Bashke”.
Pavarësisht këtij kujdesi të ekzagjeruar, sikurse shkruante edhe një komentues në “Facebook”, Erion Veliaj ia arriti për “t’ju prekur qysh në pikë të sabaut…”.











