• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDITORIAL/ Beteja e qeverisë për të mbushur arkën, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës

admin by admin
20 August, 2015
in Politika
0
EDITORIAL/ Beteja e qeverisë për të mbushur arkën, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Beteja e qeverisë për të rritur performancën financiare ngjason shumë si ato të Don Kishotit me mullinjtë e erës, sepse donkishoteske është tanimë jo vetëm shfaqja e qeverisë, por edhe veprimet e saj.
Donkishoti, ose kalorësi i Fytyrës së Vrerosur, ishte në kërkim të aksioneve për të shpëtuar të mirët e për të ndëshkuar të keqen, sepse kështu do të duhej të mbante titullin kalorësiak që i kishte veshur vetes. Edhe qeveria e socialistëve ia veshi titullin e lartë vetes kur pretendoi se do të rilindë ekonominë dhe tani është në kërkim të betejave absurde, sepse gjithnjë po ndeshet me mullinjtë e erës pa gjetur dot të keqen, sepse financat publike nuk po i përgjigjen pritshmërive të saj.
Sot, buxheti i qeverisë është në një deficit të ardhurash nga tatimet dhe doganat prej rreth 13.4 miliardë lekësh krahasuar me planin e fillim-vitit. Pasi i hyri aventurës, duke shkatërruar taksën e sheshtë, që rezultoi efikase, tani rezultati tregon se objekti i saj ishte veç një mulli me erë sepse ishte më se e dukshme qysh herët që ky dështim do të ishte i pritshëm.
Vendosja e një regjimi të taksës ku zhvendosnin barrën drejt më të varfërve, goditej konsumi me akciza të rritura dhe taksa të orientuara gabim si në rastin e taksës së makinës së mjedisit, por që vilet mbi çdo litër karburant të shitur, dhe rritja e tatimit mbi dividendin me 50 % ishin dukshëm arsye që do të prodhonin më pak të ardhura sepse në mungesë të likuiditetit, individët dhe biznesi do të ulnin shpenzimet ose do të tentonin të kalonin drejt zonës gri të ekonomisë.
Ndërkohë, administrimi fiskal nuk pati një seri politikash reformuese që t’i përballonin risqet e mjedisit të ri të krijuar nga kriza e Eurozonës, rritjen e borxhit publik dhe rënien e investimeve të huaja.
Sot, zëra të fuqishëm brenda mazhorancës së majtë pranojnë se politika ekonomike nuk kanë qenë efikase, sepse ishin të orientuara gabim.
Por, Don Kishoti i editorialit tonë, ashtu si ai në veprat e Servantesit e ka një personazh të dytë që quhet Sanço Panço shërbëtor besnik, por sy e mendjehapur që, megjithëse e shikon se beteja për kalorësinë është një humbje e sigurt, është i destinuar të ndajë të njëjtin fat me atë të të zotit.
Po kush është Sanço Panço ynë…?!
Realiteti i sotëm përafron me këtë personazh biznesin shqiptar. Ai nuk është i pa kultivuar si personazhi i librave, por është aq syhapur e mendjemprehtë sa të kuptojë aventurat e qeverisë, por se fati i tij është i lidhur me buxhetin dhe sjelljet e kalorësve të fytyrës së vrerosur në qeveri. Sepse qeveria, tanimë, i ka hyrë një aventure tjetër, që në vend të politikave nxitëse, miqësore dhe efikase që përmirësojnë klimën e biznesit, rrisin besimin e për pasojë, edhe të ardhurat buxhetore, zgjodhi betejën e radhës të aksioneve që burgosin biznesin për evazion fiskal.
Në stresin e ekzagjeruar të FMN-së, që kërkon rritje taksash, sepse nuk po arrin performancën e duhur buxhetore, qeveria po i hyn një tjetër aventure, që po tërheq me vete edhe ekonominë. Përfitime nga kjo sjellje e qeverisë mund të ketë, por ato mbeten afatshkurtra, sepse i gjithë mjedisi ekonomik favorizon të tjera sjellje që kanë të bëjnë me kryerjen e reformave administrative dhe ligjore, lehtësimin e barrierave dhe sigurisht, drejtësi të barabartë ligjore.
Me aq sa ka thënë qeveria deri tani, kjo është një tjetër aventurë. Dhe se Sanço i shkretë duhet të vuajë dalldisjet e të zotit. Është koha që kalorësit në qeveri të hapin sytë dhe të shihnin se ato që mendojnë se janë e keqja, nuk janë veçse mullinjtë me erë.

(Monitor)

Previous Post

RAPORTI/ Shqiptarët nuk ndalen në arratisjen drejt Europës, aplikojnë për azil më shumë se sirianët në luftë civile

Next Post

Horoskopi 20 Gusht/ Yjet thonë për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi 20 Gusht/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 20 Gusht/ Yjet thonë për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.