Rita Ora ka befasuar duke lançuar para kohe videoklipin e këngës më të fundit “Body on me”.
Bashkëpunimi me Chris Brown është pritur mjaft mirë nga fansat e artistëve, ndërsa videoklipi i sapo dalë përmban skena mjaft të nxehta mes dy këngëtarëve.
Edhe pse pritej që videoklipi të publikohej nesër, Rita ka lajmëruar fansat e saj në Twitter se do ta lançojë sot.
Të shohim se si do të reagojë ish-e dashura e Chrisi-t, Rihanna pasi të shikojë videoklipin me skena “hot”, e cila menjëherë pasi mori vesh për bashkëpunimin muzikor ka shpërthyer në akuza ndaj “rivales” së saj.











