Një aksident i rëndë ndodhi në Mirakë të Librazhdit. Përplasja e dy automjeteve shkaktoi plagosjen rëndë të një gruaje shtatzënë dhe fëmijës së saj 7 vjeç.
Mësohet se nga Durrësi ato po udhëtonin në drejtim të Korçës, kur mjeti i tyre u përplas me një tjetër automjet. Suzana Jazhdi dhe djali i saj u dërguan në spitalin e Librazhdit. Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse gruaja sipas drejtorit të spitalit është në gjendje më të rëndë.












