Një person ëshët goditur me mjete prerëse te Komunën e Parisit paraditen e sotme. Sipas policisë, G.Marku është përfshirë në një konflikt të çastit me disa persona, përplasje që degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta. Për pasojë mbeti i plagosur Marku,i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Pas ngjarjes së rëndë, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa atje ka shkuar policia e cila është vënë në kërkim të personave si edhe po punon për të zbardhur më tej ngjarjen.











