Gjykata e Durrësit vendosi një urdhër mbrojtjeje për 14 vjeçaren Klevisa Kajtazi, pas kërkesës nga vetë e mitura. Sipas këtij urdhri, familjarët e minorenes nuk kanë të drejtë t’i afrohen vajzës, apo të kërkojnë takim me të deri në 7 shtator, datë kjo kur gjykata e Durrësit do të mbajë një seancë tjetër.
Vajza ka vazhduar të paraqesë shqetësimet e saj në lidhje me dhunën në familje, dhe sipas psikologut, është e drejtë që ajo të kërkojë qëndrimin larg familjes, deri në sqarimin e rrethanave.











