Aktori i humorit Florjan Binaj, ka shpërthyer me ironi përpara Kryeministrisë. Ai është tallur me strehën e vendosur në hyrjen kryesore të këtij institucioni.
Binaj në një video të postuar ne rrjetet sociale, kërcen përpara strehës të ndriçuar e cila u vendos pak kohe më parë dhe ka pasur mjaft kontestime nga opinioni publik. Aktori i Portokallisë i njohur për mjaft role të tij, nën ritmin e muzikës i jep kryeministrisë një tjetër destinacion.












