Tre persona janë arrestuar në Sarandë, pasi janë kapur me heroinë dhe kanabis. 33-vjeçari, Kastriot Jonuzaj dhe 31-vjeçari, Brandon Sinani janë arrestuar në fshatin Ksamil, pasi gjatë një kontrolli, policia u gjeti dhe sekuestroi 6.6 gr lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 52 gr kanabis. Dhe konkretisht, gjatë kontrollit, policia i gjeti Brandon Sinanit 0.6 gr lëndë narkotike “Heroinë”, të fshehur në çantën e krahut, ndërsa K. Jonuzajt iu gjetën të fshehur në trup 6 gr lëndë narkotike “Heroinë”.
Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Sildjan Sulejmani, 35-vjeç, ndërsa është kapur në flgrancë 42-vjeçari Ardjan Vallja.












