Këngëtarja e re dhe njëherazi prezantuesja seksi, Luana Vjollca është parë të pushojë në bregdetin malazez me ish-të dashurin e saj, këngëtarin nga shkupi Adrian Gaxha. Çifti i dha fund lidhjes dy vite më parë, dhe nuk dihet nëse ky ritakim mes tyre është rregullim i raporteve sentimentale, apo është fjala për një bashkëpunim muzikor, meqënëse Luana është futur seriozisht në botën muzikore.
Luana Vjollca ka publikuar së fundmi klipin e ri muzikor me pjesëtarin e grupit Babastars, Gheto Geasy, “Tirana Lifestyle” dhe ka qenë e angazhuar në koncerte muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Prishtinë.












